E Diel, 1 Nëntor 2026

Zoti President, Zoterinj kryetare te shteteve dhe qeverive, Te dashur miq, Jam i lumtur qe marr pjese, per here te pare, ne kete Konference te kryetareve te shteteve dhe qeverive frankofone. Ne

Zoti President,
Zoterinj kryetare te shteteve dhe qeverive,
Te dashur miq,

Jam i lumtur qe marr pjese, per here te pare, ne kete Konference te kryetareve te shteteve dhe qeverive frankofone. Ne te njejten kohe, deshiroj te shpreh vleresimin tim te madh per pritjen e ngrohte si dhe kujdesin e veçante te treguar nga autoritetet libaneze per pergatitjen e Samitit te IX-te te Frankofonise.

Kjo konference merr nje rendesi te veçante per momentin, ku Frankofonia gjithnje e me shume eshte duke shkuar drejt te ardhmes se saj, per tu bere nje shembull i zhvillimit te diversitetit dhe dialogut te kulturave, aq te pasura dhe te shumellojshme, qe mbledh organizata jone. Pra, eshte mjaft e natyreshme, z. President, qe ky takim t'i kushtohet rendesise qe merr dialogu i kulturave. Dhe eshte mjaf llogjike, qe ky takim te zhvillohet ne kete vend, ne kete toke qe deshmon influencen e kulturave ne jeten e perditeshme.

Ne jemi veçanerisht te interesuar qe te promovojme dhe zhvillojme me teper kete fryme te Frakofonise, qe bazohet mbi vlera dhe parime, qe jane ne te njejten kohe ato te demokracise. Parimet e Deklarates se Bamakos jane te nje rendesie thelbesore, qe frankofonia dhe demokracia te ecin se bashku, qe te çiftezohen pa hezitim ne te gjithe koherat dhe gjithe hapesirat. Per sa i perket Shqiperise, pjesmarrja aktive ne manifestime te ndryshme frankofone, si dhe nje bashkepunim i ngushte ndermjet strukturave frankofone shqiptare dhe atyre frankofone dhe operatoreve te tyre kryesore, kontribuon ne forcimin e kesaj fryme.

Ne se me lejoni qe te bej nje koment te shkurter rreth situates dhe zhvillimeve te fundit ne Shqiperi, me pak fjale do te thoja, qe ne jemi duke bere perpjekje te konsiderueshme per te perfunduar me sukses fazen e fundit te tranzicionit drejt nje shteti ligjor te konsoliduar, per te zhvilluar akoma me shume nje demokraci qe merr fryme lirisht dhe qe mbeshtetet ne parimet republikane, si dhe ngritjen e nje ekonomie tregu sociale. Keto tre akse te medha permbajne sigurisht sfida dhe projekte te medha ku ne jemi te angazhuar, nder te cilet do te citoj si me te rendesishmin hapjen e negociateve per marreveshjen e stabilizim-asocijimit me Bashkimin Europian ne javet e ardheshme.

Per sa i perket ne veçanti zhvillimit te Frankofonise ne po bejme nje politike aktive per perhapjen e gjuhes franceze dhe vlerave te saj. Aktualisht rreth 30 % e nxenesve dhe studenteve shqiptare studjojne frengjishten si gjuhe te pare ne shkalle kombetare. Perveç aleances franceze, e cila e ka zgjeruar aktivitetin e saj, ne Shqiperi ka tre lice te specializuar te gjuhes franceze si dhe dy universitete qe pergatisin mesues, perkthyes dhe interprete te gjuhes franceze. Aktivitete te tjera, sidomos kulturore, ne kinema, teater, pikture dhe muzike jane pjese e jetes se perditeshme ne Shqiperi.

Zoti President,

Ky Samit i dedikohet dialogut te kulturave. Eshte nje debat i natyrshem i Frankofonise, perderisa afirmimi i diversitetit kulturor dhe gjuhesor jane thelbesore per ate. Respekti i diversitetit kulturor eshte se pari nje kerkese identiteti. Kultura eshte nje element i gjithepranishem, nje baze e domosdoshme dhe shpesh nje parakusht i zhvillimit kombetar dhe nderkombetar. Ajo mund te jete akoma nje mjet i mrekullueshem komunikimi ndermjet vendeve, nje mjet qe lehteson kontaktet dhe marredheniet.

Ja pse Frankofonia nuk mund te anashkaloje temen e koheve te fundit, e cila po ravijezon idete e kobshme te konfliktit te civilizimeve. Komuniteti yne duhet te provoje te kunderten, duhet te pergenjeshtroje dhe te tregoje qe keto kasandra qe predikojne besimin ne "atomin kulturor" vetem se do te mobilizojne me teper Organizaten ne favor te nje afrimi te hapur dhe pluralist te kulturave dhe civilizimeve. Ne kete fryme, Organizata Nderkombetare e Frankofonise, se bashku me vendet antare te saj, duhet te koordinoje perpjekjet e saj per te zbuluar sfidat qe ne na leshon krisa e terrorizmit nderkombetar, por gjithashtu dhe trajtimi i problemeve te tilla qe ngrejne injoranca, moskuptimi dhe perjashtimi. Eshte tamam koha per te shumfishuar programet e kembimit per t'u njohur me mire, mbi te gjitha kulturat dhe letersite e vendeve me pak te njohur nepermjet perkthimit te veprave bashkekohore te vendeve frankofone ne frengjisht ose ne gjuhe te tjera te vendeve frankofone. Sidomos perdorimi i mjeteve te ndryshme dhe te shumta te shprehjes artistike si kinemaja, piktura, ekspozitat fotografike, etj, duke shfrytezuar gjithnje e me shume teknollogjite e reja, shkon ne te njejtin drejtim. Eshte e qarte, qe ata qe flasin per konflikt ndermjet kulturave ngatarrojne me qellim te keq fene, ushtrimin e lire te besimit me fondamentalizmin, kete te keqe nga e cila duhet te çlirohemi. Ata ushqehen me dyshimet tona dhe vene theksin tek frika. Por eshte e qarte, si gjithmone ne historine njerezore, eshte e reja ajo qe i kundervihet praktikave te kaluara dhe te degraduara, eshte liria qe ngrihet kunder intolerances, me nje fjale eshte lufta e perjeteshme ndermjet te ardhmes dhe se kaluares. Dhe nuk ka rrugedalje tjeter: duhet qe civilizimi, demokracia dhe njerezimi te fitojne terren, duhet qe e ardhmja te imponohet. Organizata jone mundet keshtu te sjelle nje kontribut shume te çmuar, pikerisht duke mbeshtetur dhe zhvilluar pa pushim dialogun e kulturave.

I inspiruar nga kjo teme kryesore " Dialogu i kulturave", deshiroj te ndaj me ju disa ide te vizionit tone politik, qe kane te bejne me probleme te rendesishme per Shqiperine dhe vendet e Europes Jug-Lindore, ku gjendet nje potencial frankofon i rendesishem. E njohur per nje kohe te gjate per izolimin e saj gjate periudhes se luftes se ftohte, Shqiperia eshte tani nje vend qe kontribuon gjeresisht ne stabilitetin e rajonit dhe qe jo vetem aspiron, por dhe punon konkretisht per integrimin e tij europan. Me nje pozicion gjeografik te rendesishem dhe nje histori ne udhekryq te civilizimeve dhe kulturave, ne driten e ngjarjeve te kaluara ne rajon, Shqiperia e konsideron dialogun nderkulturor te domosdoshem. Ne e kemi pare: rreziqet kryesore per paqe ne rajon e kane origjinen nga konfliktet e brendshem dhe tensionet nderetnike, sapo diferencat fetare, kulturore dhe gjuhesore dalin ne skene per perçarje dhe ndarje. Por ne kemi kuptuar se ne se duam te kultivojme dhe te konsolidojme paqen, zhvillimi i dialogut nderkulturor eshte nje nga objektivat kryesore per t'u privilegjuar. Eshte e njohur : fillimisht duhet te njihesh qe te pranohesh me lehte. Ja pse, kohezioni social, harmonia dhe toleranca ne gjirin e shoqerise nga njera ane; si dhe kuptimi reciprok, miqesia ndermjet shoqerive ne shkalle rajoni ku identitetet kompletohen dhe nuk perjashtohen, dhe ku kulturat dhe civilizimet pasurohen reciprokisht, jane elemente thelbesore per t'u marre ne konsiderate.

Duke perfunduar, dua te shpreh deshiren time qe ky Samit te shenoje nje etape te rendesishme ne evolucionin e Frankofonise, veçanerisht duke zgjeruar hapesiren demokratike te pranise dhe aksionit te saj, qe te behet, ate qe e deshirojme te gjithe, nje organizate nderkombetare aktive dhe e efekteshme ne skenen nderkombetare ne favor te paqes dhe sigurise, per promovimin e te drejtave te njeriut, te zhvillimit ekonomik e kulturor, duke respektuar reciprokisht vlerat qe na bashkojne.
Ju faleminderit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›