E Diel, 1 Nëntor 2026

“Votoni 3 ligjet, Evis Kushi e firmosi peticionin”

26-03-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli apel opozitës

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka përsëritur në seancën e djeshme thirrjen ndaj opozitës për të votuar tre ligjet e kërkuara nga BE për marrjen e statusit. Ajo u ka bërë thirrje deputetëve socialiste të mos mbeten peng i vendimeve të kryetarit të tyre, Edi Ramës, po të japin kontributin e tyre për të ardhmen evropiane të vendit, të cilën e duan të gjithë shqiptarët. “I vetmi që nuk do votimin e tre ligjeve të integrimit është Edi Rama. Ju lutem, mos u bëni mish per top, se jeni kolegët e mi. Kur të humbë sërish në 23 qershor ai do thotë se ishte grupi parlamentar që nuk i votoi ligjet”,  ka thënë ajo. Topalli ka kujtuar se kandidatja e radhës në listat e Ramës, Evis Kushi ka qenë një ndër firmëtarët e peticionit një grupi intelektualësh, që i kërkonin kryetarit të PS-së të lejonte deputetët e opozitës të votonin 3 ligjet në Kuvend.“Do të vijë Evis Kushi, kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit e propozuar një ditë më parë nga z.Rama dhe do t’i votojë, por ju s’do jeni”,  iu drejtua Topalli deputetëve socialistë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›