Zoti minister ! Zoti Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit ! Te nderuar pjesemarres! Zonja dhe zoterinj, miq te ftuar! Dita jubilare e 90-vjetorit te Policise se Shtetit Shqiptar qe po
Zoti minister !
Zoti Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit !
Te nderuar pjesemarres!
Zonja dhe zoterinj, miq te ftuar!
Dita jubilare e 90-vjetorit te Policise se Shtetit Shqiptar qe po kremtojme sot, nuk perben nje ngjarje te shenuar vetem per historine e policise dhe per te gjithe ata qe e krijuan, rriten dhe konsoliduan kete institucion te rendesishem, natyrshem, kjo behet festa jone e perbashket, nje ngjarje – reference e vlerave tone qytetare, qe nuk vjen rastesisht menjehere pas themelimit te shtetit shqiptar dhe pas krijimit te ushtrise kombetare.
Akti kuptimplote dhe domethenes i krijimit te forcave territoriale te ruajtjes se rendit, deshmoi 90-vjet me pare jo vetem perkushtimin dhe atdhedashurine e patrioteve qe themeluan shtetin shqiptar, por edhe filozofine e tyre se pavaresia nuk do te kishte asnje kuptim pa siguruar rendin, qetesine dhe paqen publike, pa bllokuar dhe luftuar krimin.
90 vjet jane njekohesisht shume dhe pak ne historine e nje institucioni si policia e shtetit. Jane shume duke patur parasysh historine e trazuar te vendit tone pergjate shekullit te kaluar, ku per arsye qe njihen nga te gjithe policia ka qene objekt dhe subjekt i traumave politike qe ka njohur Shqiperia dhe shoqeria jone. Por jane edhe pak, po te marrim ne konsiderate faktin se qofte edhe 90 vjet nuk jane te mjaftueshem per te formesuar plotesisht dhe ne parametrat e kohes nje institucion me personel te madh dhe me hierarki te qarte siç eshte policia e shtetit.
90 vjet eshte nje bagazh tradite dhe pervoje, por edhe nje avantazh i madh per te nxjerre mesime dhe per te korigjuar eksperiencat.
Pervjetore te tille jane rast jo vetem per te perkujtuar dhe per te festuar, por edhe per te analizuar ne menyre kritike ecurine dhe funksionimin e institucionit te policise se shtetit, arritjet e veshtiresite dhe mbi te gjitha, per ta sjelle me shpejt dhe me qarte angazhimin tone te perbashket ne parametrat europiane te veprimtarise se policise ne kushtet e nje shoqerie demokratike .
2.
Te Nderuar Pjesemarres,
Ne angazhimet tona per te ndertuar nje shoqeri demokratike, per te ndertuar, konsoliduar dhe persosur institucionet demokratike te shteti te se drejtes, institucioni i policise merr nje rol te dores se pare. Garantimi dhe respektimi i te drejtave dhe lirive themelore te qytetareve, siguria e jetes dhe e prones publike e private, qendrojne ne themel dhe jane parakusht i te gjitha detyrave te tjera qe ka policia e shtetit ne misionin e vet.
Policia shqiptare eshte tashme e perfshire gjeresisht ne nje proces reformimi te gjithanshem legjislativ, strukturor, organizativ, teknologjik dhe funksional. Ky proces, ne te cilin kemi mbeshtetjen e çmuar te vendeve mike euro-atlantike dhe te organizmave europiane dhe nderkombetare, synon krijimin e nje policie demokratike, moderne dhe efikase. Legjitimiteti, profesionalizmi, humanizmi dhe mbrojtja e lirive dhe te te drejtave te njeriut perbejne hierarkine e vlerave te policise. Dhe kjo arrihet me angazhimin e perditshem te çdo anetari te forcave te policise.
Ne synojme nje polici me autoritet te padiskutueshem ligjor, por mbartese e vlerave qytetare, pra, prane publikut dhe ne sherbim te tij; nje polici qe ka si bibel te saj ligjin dhe vetem ligjin; qe respekton dhe zbaton deri ne fund te drejtat dhe lirite themelore njeriut.
Eshte e vertete qe shoqeria i ka deleguar policise monopolin e perdorimit te forces, por abuzimi me kete prerogative, qofte edhe nga pjesetare te veçuar te policise, e ve kete te fundit ne nje pozicion te kundert me funksionimin e saj, nga mbrojtese e lirive dhe te drejtave te njeriut ne krijimin e imazhit shkeleses se tyre, duke adoptuar sjellje simetrike me shkelesit e ligjit qe ka per mision t'i luftoje.
Ne objektivin tone strategjik per t'u integruar ne Europe nuk duhet te harrojme asnje çast vokacionin e Bashkimit Europian si hapesire sigurie, lirie dhe drejtesie, siç eshte percaktuar edhe ne aktet e tij themeluese. Dhe ne kete drejtim policise i takon te luaje nje rol te rendesise se dores se pare: siguri per qytetarin, per shoqerine dhe institucionet e nje shteti demokratik; siguri per biznesin e vendit dhe te huaj per te nxitur prosperitetin; liri per qytetaret dhe organizimet e tyre per te realizuar te gjitha aspiratat ne nje shoqeri demokratike; drejtesi per te gjithe, per te parandaluar dhe luftuar krimin, trafiqet dhe cdo veprimtari tjeter te paligjshme per te garantuar paqen dhe kohezionin social.
Ne luften kunder krimit, krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, korrupsionit etj, megjithe arritjet e viteve te fundit, ju, ne , te gjithe bashke kemi ende shume sfida per te kapercyer, kemi shume e shume pune per te bere.
Ne kete mision te rendesishem ju nuk permbushni vetem nje detyre profesionale ,por keni edhe nje rol primordial per vete periudhen historike qe po kalon vendi. Pasi pa siguri te qytetareve dhe te pronave dhe bizneseve te tyre nuk mund te kete zhvillim te shoqerise demokratike; pa rend dhe qetesi publike nuk mund te kete mjedis te favorshem per konsolidimin e institucioneve demokratike.
Policia pavaresisht se eshte institucion i shtetit, ne nje shoqeri demokratike nuk eshte dhe nuk mund te jete nje instrument i pushtetit. Ajo eshte ne sherbim te publikut, ne mbrojtje te rendit, ligjit dhe qytetarit qofte ky shqiptar apo i huaj.
Krimi Iiorganizuar dhe trafiqet kane marre permasa rajonale madje globale. Pa nje bashkepunim te ngushte dhe efikas, pa nje parteneritet rajonal dhe nderkombetar nuk mund te kemi sukses te plote ne parandalimin dhe luften efikase ndaj krimit. Per kete arsye ju inkurajojme ne te gjitha skemat tuaja te bashkepunimit institucional per te qene partnere te denje te insitucioneve homologe te botes demokratike dhe te gjithe se bashku te arrinjme rezultate ne luften kunder krimit transnacional.
Misioni juaj eshte i veshtire, por dhe mbart rreziqe te medha. Kete e deshmojne edhe deshmoret e policise te cileve ne kete dite te shenuar meritojne homazhet qytetare dhe kombetare me sublime, mironjohjen me te thelle te te gjalleve dhe te brezve qe do te vijne .
Angazhimi yne i perbashket per te arritur parametrat dhe standartet e duhura per reformimin e institucionit te policise se shtetit por edhe ne luften kunder krimit, perveç detyres tone kushtetuese eshte nje obligim ndaj idealit te tyre profesional, qytetar e atdhetar, eshte deshmi e vendosmerise per t'u sherbyer qytetareve, per ti sherbyer atdheut, te ardhmes tone te perbashket evropiane.
Mbeshtetja e qeverise qe une drejtoj do te vazhdoje te jete e gjithaneshme, e vazhdueshme e gjithnje ne rritje, ashtu sikunder angazhimi dhe perkushtimi juaj per tu vene me mire ne sherbim te ketyre interesave te demokracise, te atdheut, te integrimit dhe te perparimit te shtetasve. Me qellim qe policia jone te jete polici e qytetareve, garante e sigurise dhe rendit publik, dhe institucioni pararoje ne lufte te pakompromis kunder krimit, trafiqeve, veprimtarise keqberese.
Te nderuar pjesemarres le te sherbeje pra 90-vjetori i policise se shtetit, per te rritur me shume autoritetin ligjor te institucionit qe ju perfaqesoni, per te reflektuar me mire perballe sfidave te pritshme me vision, mentalitet dhe aksionin qe perputh normat e policimit demokratik, per Shqiperine evropiane qe po ndertojme se bashku me objektivat mbarekombetare.