E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante, ministrin per Politiken Komunitare te Italise, Roko Butilione. Kryeministri vleresoi se tashme ne marredheniet mes Shqiperise dhe Italise ka

Kryeministri Fatos Nano priti sot ne nje takim te vecante, ministrin per Politiken Komunitare te Italise, Roko Butilione. Kryeministri vleresoi se tashme ne marredheniet mes Shqiperise dhe Italise ka hapa te dukshem perpara, sikunder eshte rritja e nivelit te komunikimit politik, percaktimi I nje vargu projektesh te perbashketa ekonomike. Gjithashtu I vleresua bllokimi total i trakfikut te klandestineve, por edhe ne luften kunder trafiqeve te tjera qe na kercenojne bashkarisht.
Kryeministri theksoi nevojen per zhvillimin e kapaciteteve te perbashketa projektuese dhe implementuese ne fushen e ekonomise, por edhe per te luftuar trafiqet dhe per te prodhuar me shume vlera te mira, qe pershpejtojne edhe procesin e integrimit te Shqiperise ne BE.
Ministri italian, I vleresoi si te shkelqyera marredheniet mes dy vendeve dhe rithkesoi mbeshtetjen e Italise per Shqiperine edhe ne integrimin ne Europe. "Jam informuar qe edhe ne takimin e sotem te Trojkes se keni patur sukses", tha zoti Butilione, I cili shprehu besimin se me ardhjen e Prodit ne Shqiperi do te konkretizohet hapja e negociatave te Shqiperise me Be.
Ministri italian per Politiken Komunitare e njohu kryeministrin me gatishmerine e qeverise se Italise per te filluar aksionin e perbashket te administratave publike dhe te sistemeve ekonomike te te dy vendeve per te arritur strandartet e Bashkimit Europian per Integrimin sa me te shpejte.
Zoti Butilione theksoi rendesine qe ka edhe per Italine Korridori 8 dhe insistimin e Italise per pershpejtimin e ndertimit te tij. Ai tha se per Italine eshte i rendesishem zhvillimi I te gjithe komponenteve te ketij Korridorri, si hekurudhat dhe telekomunikacionet, por edhe aktivizimi I Komunisteteve financiare te te dy vendeve.
Ministri tregoi interes edhe ne pjesemarrjen e Firmave te medha italiane, ENEL dhe Telecom Italia ne privatizimin e Telekomit dhe KESH. "Qeveria italiane po u jep nje mesazh investitoreve: Shqiperia eshte nje vend I qete dhe I sigurte", I tha Butilione kryeministrit, duke e garantuar per rritjen e intestimeve italiane ne Shqiperi.
Zoti Nano i vleresoi konstatimet pozitive te ministrit Italian per perpjekjet qe po ben Qeveria shqiptare per forcimin e marredhenieve me Italine dhe Integrimin ne BE.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›