Zuckerberg në mbrëmje me Jesse

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 13:12
Mark Zuckerberg është parë në një mbrëmje me Jesse Eisenberg, aktorin e serialit “SNL” që është mbajtur në New York në partin e Mike Zandman.
Themeluesi i Facebook’ut - i cili befasisht ka marrë vendim që të paraqitet në një emision televiziv – është parë duke festuar me të tjerët në këtë mbrëmje.
“Ai ka festuar me njërën prej hiteve në këtë mbrëmje, aktorin Jesse ndërkaq në parti janë parë edhe Kenan Thompson dhe humoristi Aziz Ansari”, ka thënë një burim për revistën “Life & Style”.
“Ai dhe Jesse nuk kanë qëndruar shumë më ta pasi që Mark është larguar para se Jesse të përfundoi mbrëmjen”, tha ky burim.