E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov kundër sanksioneve ndaj Minskut

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 17:00

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, tha se janë të papranueshme masat e ashpra të presidentit të Bellorusisë, Aleksandr Lukashenko kundër opozitës në zgjedhjet e dhjetorit.

Por për krye-diplomatin rus, vendosja e sanksioneve është e motivuar politikisht.

Lavrov konsideron se do të kishte më shumë efekt nëse me Bellorusinë vendosej dialogu, e jo vendi të izolohej përmes sanksioneve.

Në fillim të javës, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën një paketë të re sanksionesh kundër Lukashenkos dhe më shumë se 150 zyrtarëve bjellorusë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›