Zuckerberg vlen 18 miliardë dollarë!
Edhe pse ende nuk i ka mbushur 30 vjet, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, ka fituar epitetin e personit të tretë më të pasur në industrinë e teknologjisë.
“Fal Global Silicon Valley (GSV Capital)”, që ka blerë 225 000 aksione të gjigantit social me një çmim mesatar prej 29$ për aksion, tashmë thuhet se vlera e Facebook ka vazhduar të rritet në 70 miliardë dollarë dhe në këtë formë vetë themeluesi Zuckerberg ka arritur që të ketë në konton e tij 18 miliardë dollarë.
Me investimin e ri, CEO i Facebook ka tejkaluar themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page, e të mos përmendim Steve Ballmer të Microsoft apo Steve Jobs të Apple.
Megjithatë, më i pasuri në industrinë e teknologjisë vazhdon të jetë Bill Gates me një peshë prej 56 miliardë dollarë, që ndiqet prej Larry Ellison i Oracle me një pasuri prej 39.5 miliardë dollarë. (pcworldalbanian)