Gilardino ia bënë me sy Anglisë

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 20:30
Sulmuesi Alberto Gilardino do të ishte i interesuar të luan në Angli por ritheksoi dëshirën e tij të mbetet te Fiorentina nëse mund të rinegocion kontratën e tij me klubin italian.
28 vjeçari spekulohej me largim nga klubi toskan edhe pse ka edhe dy vite në kontratën e tij aktuale në Artemio Franchi. Por, Gilardino ka pranuar se transferimi në Premierligë do ti përshtatej atij nëse nuk mund të arrin atë që kërkon me Fiorentinën.
“Do të më pëlqente të mbetem në Fiorentinë por duhet të shqyrtojnë disa gjëra. Në të ardhmen do të më pëlqente të provoj një aventurë të huaj, në Angli”, tha ai për Sky Sport Italia.