E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekreti i suksesit të Facebook-ut

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 16:16

Arsyeja për suksesin e jashtëzakonshëm të Facebook-ut është zbuluar më në fund. Një psikolog ka pohuar se përdoruesit e Facebook-ut bëhen të varur për të ndarë ndodhitë, historitë dhe thashethemet me shoqërinë që kanë në rrjet.

Shkencëtari amerikan, Jonah Berger thotë se Facebook ndikon në emocione të fuqishme si lumturi dhe të qeshura apo edhe zemërim, gjë që rrit mundësinë e njerëzve për të ndarë këto ndjenja me miqtë në internet.

Thuhet se suksesi i pabesueshëm i Facebook-ut dhe Twitter-it, është për faktin se ata prekin psikologjinë e njeriut.

Dr. Berger beson se studimi i tij do të ndihmojë bizneset dhe të tjerët për të kuptuar se si të përdorin këto rrjete sociale në avantazhin e tyre.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›