Zukorliç: Zanxhaku po kthehet në një “Kosovë të re”

Zanxhaku po kthehet në një “Kosovë të re”, ka deklaruar myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliç.
Ai ka akuzuar Beogradin për sjellje të papërshtatshme për këtë krahinë të banuar kryesisht nga boshnjakë.
“Përderisa porositë politike nga lart shkojnë në atë drejtim që neve të mos na besohet, atëherë është vështirë që të vendoset stabiliteti”, ka thënë Zukorliç për Dnevnikun e Novi Sadit.
“Me këtë sjellje, ka shumë gjasë që Sanxhaku të shndërrohet në një Kosovë të re. Është krejt e njëjtë më atë që Milosheviçi ka bërë në Kosovë”, ka theksuar Zukorliç. Muyftiu ka shtuar se do të nisë një fushatë për të ndërkombëtarizuar çështjen e kësaj krahine.