Kryetari i KQZ-se Ristani nxjerr ne pension N/kryetaren Subashi
TIRAN - Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani i ka kerkuar Kuvendit qe te nxjerre ne pension rivalen e tij kryesore Deshira Subashin. Permes nje letre te dorezuar pak dite me pare Ristani i referohet neneve 18/b dhe 19 te Kodit Zgjedhor. Sipas nenit 18 mandati i anetarit dhe Kryetarit te KQZ-se perfundon perpara afatit kur mbush moshen per pension ndersa ne nenin 19 thuhet se ne rast te mbarimit te mandatit te anetareve qe largohen anetaret e rinj fillojne detyren diten e neserme ose pas berjes se betimit ne rastin e perfundimit te parakohshem te mandatit. Ne rast te mbarimit te parakohshem te mandatit te anetarit te KQZ-se Kuvendi emeron nje anetar zevendesues brenda 30 diteve nga data e njoftimit te vakances nga KQZ-ja ose nga casti i shkarkimit. Te drejten per propozimin e kandidaturave e ka i njejti subjekt politik qe kishte propozuar anetarin qe i kishte mbaruar mandati nese subjekti i ploteson kriteret. Ne te kundert kandidaturat propozohen nga partia politike e cila i ploteson kriteret e renditjes dhe perkatesise. Ne rastin e zevendesimit te Kryetarit zhvillohet e njejta procedure votimi.
Nenkryetarja e Kuvendit Deshira Subashi ne 1 shkurt feston 60 vjetorin. E kontaktuar nga gazeta Shekulli nenkryetarja Subashi sqaron se pretendimi i kreut te KQZ-se eshte i pabazuar ne ligj. Ju garantoj se eshte nje deformim i Kodit Ristanit apo ristaneve pse jo edhe nje presion i shemtuar. Jam e sigurt me veten se edhe kete sulm do ta perballoj me sukses - tha ajo. Sipas saj e verteta e ligjit nuk eshte sic shprehet ne leter kryetari Ristani. Ne muajin shkurt u ne mbush 60 vjec dhe z. Ristani me deshire te madhe me sa duket nuk kane mundesi tjeter per te me hequr qafe dhe bazohen tek ligji Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise qe grate dalin ne pension ne moshen 60 vjec. Neni 18 i Kodit Zgjedhor ben fjale per nderprerje para kohe te mandatit te anetarit te KQZ-se. Ne piken b te ketij neni thuhet mbush moshen per pension. Pra kjo dispozite nuk percakton moshen e pensionit. Kodi edhe ne dispozita te tjera nuk e percakton moshen e pensionit per anetarin e KQZ-se - deklaroi Subashi.
Nenkryetarja e KQZ-se e bazon pretendimin e saj tek Neni 17 i Kodit Zgjedhor ne piken 1 ku percaktohet Paga dhe privilegjet e anetarit te KQZ-se jane te njejta me pagen dhe privilegjet e gjyqtarit te Gjykates se Larte. Por ne kete formulim mbetet te sqarohet se cfare permban fjala privilegj. Ne percaktimin e ketij termi ne fjalorin shqip-shqip privilegji eshte nje e drejte e vecante qe e kane nje grup shoqeror i caktuar dhe qe nuk e gezojne njerezit e zakonshem eshte nje e drejte e vecante per shkak te pozites zyrtare. Pyetja qe lind nga ky percaktim eshte se cili ligj do te merret per baze per moshen e pensionit te anetarit te KQZ-se ligji per Pensionet ne Republiken e Shqiperise apo ligji i Gjykates se Larte. Ligji 8588 date 15.3.2000 Per gjykaten e Larte ne nenin 6 thote se mbarimi para kohe i mandatit te gjyqtarit te Gjykates se Larte parashikohet ne nenin 139 te Kushtetutes i cili ben fjale per nderprerje para kohe te mandatit te gjyqtarit te Gjykates se Larte dhe per gjyqtarin mosha e pensionit eshte 65 vjec. Per shkak te percaktimeve te nenit 17/1 te Kodit Zgjedhor mosha e pensionit eshte ajo e gjyqtarit te Gjykates se Larteqe eshte 65 vjec - thekson Subashi.
Subashi Si gjyqtare dal ne pension 65 vjec
Nje tjeter argument i nenkryetares se KQZ-se lidhet edhe me vendin e meparshem te punes ne Gjykaten e Apelit ku Deshira Subashi ka punuar per 10 vite. Vendi i punes se meparshem i imi ka qene Gjykata e Apelit. Pika 5 e nenit 17 te Kodit Zgjedhor percakton se me mbarimin e mandatit anetari i KQZ-se kthehet ne funksionin publik te meparshem. i takon qe te kthehem ne Gjykaten e Apelit pasi jo vetem gjyqtari i Gjykates se Larte por te gjithe gjyqtaret dalin ne pension ne moshen 65 vjec - tha Subashi.
Nese pas perfundimit te procesit te djegies se fleteve do te rezultojne me shume se 50 e kutive te demtuara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te bleje kuti te reja. Gjate mbledhjes ku nuk moren pjese tre anetaret e majte KQZ miratoi buxhetin per zgjedhjet lokale te 8 majit duke vendosur kete perkufizim per kutite. Ne kete menyre bie poshte pretendimi i KQZ-se per pershpejtimi i procesit te hapjes se kutive dhe djegies se fleteve po behej me qellimin e vetem te pergatitjes per zgjedhjet e 8 majit.
Ne jemi ne fazen e hapjes se kutive dhe ne evidentimin e gjendjes se tyre. Ne rast se do rezultoje mbi 50 e kutive e paperdorshme ne kemi llogaritur qe te blihen nga e para - theksoi Mirela Gega Drejtore e Drejtorise se Finances.
Ndersa Drejtoresha e Sherbimeve dhe Logjistikes Zgjedhore Erida Dobrushi deklaroi se kutite e materialeve jane te konsumuara pasi jane blere ne vitin 2003 dhe jane te pershtatura. Ka kuti te demtuara te materialeve zgjedhore. Procesi i pastrimit te kutive po ecen deri tani jane hapur rreth 2000 kuti te materialeve zgjedhore dhe rreth 120 kuti te demtuara qe nuk mund te perdoren. Por mund te kete edhe kuti te tjera prandaj duhet parashikuar fondi qe te blihen kuti te reja - tha Dobrushi. KQZ miratoi edhe nje shtim fondi per blerjen e fleteve te votimit rreth 7 602 437 pra me shume se 400 mije flete votimi. Me cmimin e llogaritur nga administrate e KQZ-se shuma qe duhet shtuar buxhetit te zgjedhjeve vendore shkon mbi kater milione leke. Lidhur me mungesen e kolegeve te majte ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve kryetari Ristani shprehu keqardhjen duke kerkuar angazhimin maksimal per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme. Duke ironizuar votimin e pak diteve me pare edhe nga tre anetaret e majte te buxhetit per KQZ per vitin 2010 Ristani i beri thirrje tre anetareve qe te tregojne paanesi nga politika.