E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtaraket Pogaci Te unifikohet paga referuese

/ /

Keshtu e konsideron presidenti i Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve Mehdi Pogaci nismen e fundit per ndryshimin e procedurave. Nje shqetesim qe kreu i SHKURSH-se ngre ne intervisten dhene per gazeten eshte ai qe lidhet me plotesimin e dokumentacionit ne repartet ne rrethe gje e cila mund te veshtiresohet per shkak se informacioni eshte i shperndare dhe jo ne pak raste edhe mund te kete humbur. 
Ju si e shihni kete Udhezim te ri te Ministrise se Mbrojtjes. Si e vleresoni ate ne lidhje me ndryshimet e bera
Me thene te drejten ky udhezim i ri i ka turbulluar ushtaraket pasi normalisht ata i kane perfunduar kerkesat e tyre para 31 dhjetorit sic percaktohej ne Aktin Normativ. do kerkese e re do te dilte jashte afatit te percaktuar dhe personalisht nuk e kam te qarte si do te veprohet per rivendosjen ne afat. Per kete eshte e domosdoshme te kete nje konsultim me ISSH-ne pasi cdo kerkese e re jashte afatit ligjor do te ishte e pavlefshme dhe ushtaraku do te humbiste pensionin. Udhezimi duhej te ishte i thjeshte dhe me dy maksimumi tri pike per te plotesuar dhe korrigjuar mungesat e udhezimit te meparshem te ISSH-se.
A mendoni se kjo do ta zgjidhe problemin e ndarjes se perfitimeve per ish-ushtaraket ne te gjithe vendin te cilet sipas shoqates tuaj shkojne ne dhjetera mije
Nuk mendoj se ky udhezim do te zgjidhe problemet e pershpejtimit te pensioneve. Duhet nje pune me e madhe me e kualifikuar dhe me e pershpejtuar nga personeli perkates duke filluar nga Ministria e Mbrojtjes e deri te ISSH-ja per realizimin ne kohe te detyres dhe zbatimin e afateve ligjore percaktuar ne Aktin Normativ dhe ne udhezimin e ISSH-se. Nuk eshte shtimi i shkresave dhe shtimi i levizjeve te ushtarakeve nga nje repart ne tjetrin apo nga nje qytet ne tjetrin te cilat do te percaktojne realizimin ne kohe te rillogaritjes se pensioneve. Ministria e Mbrojtjes i ka te gjitha llojet e funksioneve te para e pas 91-shit si dhe pagat referuese te tyre. Ne rast se ka ndonje funksion i cili nuk ka funksion referues ne funksionet aktuale te Forcave te Armatosura mund te njesohen ato me nje urdher ministri me funksione me paga te barabarta.
Ju vete si Shoqata Kombetare e Ushtarakeve ne Rezerve te Shqiperise cfare do te propozonit per mbarevajtjen e zbatimit te ligjit dhe ndarjen e perfitimeve per mijera ushtarake pasi nga miratimi i ligjit dhe dalja e udhezimit per zbatimin jane ndare me pak se 300 perfitime
Mendoj se duhet te funksionoje me mire grupi i punes i ngritur prane Ministrise se Mbrojtjes ku ka edhe perfaqesues te shoqates por te cilet jane thirrur e pyetur pak. Per percaktimin e pages mesatare referuese sipas grades apo sipas funksionit nuk mund te behet per secilin ushtarak me vete duke i derguar ata prane reparteve neper rrethe ku odiseja e kerkimit te dokumenteve te tyre do te jete e pafund per shkak te shkrirjes se pjeses me te madhe te reparteve dhe njesive ushtarake dhe transferimit nga nje repart ne tjetrin te dokumentacionit. Dhe te mos harrojme se ne kete levizje te njepasnjeshme nje pjese e dokumentacionit eshte humbur dhe/ose asgjesuar. Prandaj ShKURSh mendon se mjafton qe per ushtaraket Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem te percaktojne grupet perkatese sipas grades apo funksionit dhe per secilin grup te percaktohet paga mesatare referuese. Keshtu qe cdo ushtaraku ne baze te grades/funksionit i jepet menjehere vertetimi per pagen referuese. Ne rast te kundert do te ndodhe si deri tani qe ngjan me teper me nje tallje ku jepen 60-70 pensione ne dy-tri jave ritem ky qe do te kerkonte disa vjet per te realizuar rillogaritjen dhe dhenien e pensionit te ushtarakut te fundit.
Te mos harrojme ketu se jane me qindra ata ushtarake punonjes policie punonjes te Sherbimit Informativ etj. te cilet nuk marrin ende pension te parakohshem duke filluar nga 1 korriku i vitit 2009. Familjet e tyre jane ne veshtiresi financiare sidomos ne kushtet e krizes dhe te rritjes galopante te cmimeve.
E njejta histori eshte edhe per dikasteret e tjera si Policia e Shtetit Sherbimi Informativ Garda e Republikes etj. ku sektoret perkates te menaxhimit te personelit duhet te kryejne te njejtat operacione njehsimi. Ne jemi vazhdimisht te gatshem te japim ndihmesen tone duke vene ne dispozicion te Ministrise se Mbrojtjes edhe specialiste te mirefillte te fushes se finances apo ndonje fushe tjeter.

Pensionet procedura e re per dokumentacionin

Procesi per pergatitjen e dokumentacionit llogaritjen dhe lidhjen e perfitimit per ushtaraket ka ecur me ritme shume te ngadalta. Per kete Ministria e Mbrojtjes permes nje udhezimi ka ndryshuar procedurat e pergatitjes dhe paraqitjes se dokumenteve duke e zhvendosur punen nga institucionet qendrore ne ato lokale. Keshtu qytetaret qe perfitojne nga ligji duhet qe te bejne kerkesen per te perfituar prane komandes se repartit ku kane sherbyer. Kjo e fundit i drejton te interesuarit prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore per te plotesuar kerkesen personale dhe dorezimin e dokumentacionit te nevojshem per fillimin e procedurave te perfitimit te pensioneve suplementare. Pas kesaj komanda e repartit ku ushtaraku ka sherbyer pranon ne dore ose me poste kopjen e dyte te kerkeses te plotesuar ne DRSSH-ja. Dokumentacioni i dosjes plotesohet sipas modulareve te miratuar ne udhezimin e ministrise ku mes te tjerave eshte modulari tip qe perfshin kerkesen modulari 1 qe plotesohet ne DRSSH modulari 2 i pages referuese neto modulari per perfitimin nga sigurimi suplementar si dhe modulari 5 per kronologjine e kontributeve suplementare te paguara sipas muajve.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›