E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i naftës mbi 100 dollarë


Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara e ka kaluar kufirin simbolik prej 100 dollarë për fuçi, nga shqetësimet se trazirat në Libi mund ta rritin inflacionin dhe ta ndalin rimëkëmbjen ekonomike.

Në bursën e Nju Jorkut, nafta e papërpunuar arriti vlerën 100 dollarë/fuçi për të parën herë që nga tetori 2008.

Ekspertët thonë se ka shqetësime se ngjarjet në Libi dhe në Lindjen e Mesme mund ta çrregullojnë prodhimtarinë e naftës dhe të shkaktojnë rritje të çmimit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›