E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/ Kryeministri Pollo: Libofshës dhe Dermenasit iu kthehen pronat publike,korrigjohen padrejtësitë e kryera nga zyrtarë abuzues.

Zëvëndës Kryeministri Genc Pollo, njëkohësisht Kryetar i Komisionit Qeveritar të Tokës, i ngarkuar për verifikimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, të ndarë me ligjin 7501 deklaroi në një prononcim për shtyp se nxënësve të  Libofshës do t’u rikthehet oborri i shkollës, i zaptuar prej më shumë se 10 vjetësh, ndërsa banorët e Dermenasit do të mund të ndërtojnë varrezen e fshatit në truallin e planifikuar që fatkeqësisht ishte zaptuar prej shumë kohësh.

"Komisioni Vendor pranë Prefekturës Fier ka marrë vendimet e duhura duke zbatuar ligjshmërinë, duke ndëshkuar zaptuesit dhe duke i bërë një shërbim të çmuar komuniteteve në Libofshë dhe në Dermenas. Dy rastet e Fierit  janë ndër të parat. Por vendime të ngjashme do të vijojnë dhe do të bëhen të njohura. Kështu  korrigjohen padrejtësitë e kryera nga zyrtarë abuzues dhe nga privatë të panginjshëm. Kështu i kthehen komuniteteve hapësira të përdorimit publik si dhe krijohet gradualisht  një fond për kompensimin  e ish pronarëve- deklaroi Zv/ Kryeministri Genc Pollo."


12/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›