E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian zonja Ermelinda Meksi ka marrë sot një telegram urimi nga Presidenti i Parlamentit Europian zoti Pattric Cox. Përmes kësaj letre z

Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Europian zonja Ermelinda Meksi ka marrë sot një telegram urimi nga Presidenti i Parlamentit Europian zoti Pattric Cox. Përmes kësaj letre zoti.Cox ka shprehur mbështetjen e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe procesin e nisur për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
"Mund tju siguroj se Parlamenti Europian do të mbështresë
Shqipërinë në hapat e marra për procesin e Integrimit Europian dhe garantoj mbështetjen për të punuar sëbashku në arritjen e këtij qëllimi"-është shprehur zoti Cox përmes kësaj letre.
Ky mesazh vjen menjërehë pas përfundimit të seancës ndërparlamentare Shqipëri-BE dhe në prag të Raundit të Tretë të Negociatave me BE që do të zhvillohet në datat 5-6-7 Nëntor në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›