E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, dosja në Prokurori për 14 zyrtarë

 Kryesisht, abuzimet janë kryer në Tiranë, Durrës dhe në Fier. Hetimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit  është bërë nga janari i vitit 2009 deri në prill të vitit 2011.

Ky është ndër inspektimet më të gjata në kohë, duke zbuluar një sërë shkeljesh. Vendimet janë firmosur edhe nga kryeministri Berisha, ku thuhet paraprakisht se ai mund të ketë qenë në dijeni për mungesën e dokumentacionit. “Për 14 punonjës, drejtues dhe specialistë të ALUIZNI-t që nuk kanë zbatuar kërkesat e ligjit, KLSH-ja ka bërë dy kallëzime penale, respektivisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe asaj të Durrësit, për konsumin e veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal”, bënë me dije burime zyrtare të KLSH-së.

Në raportin e KLSH-së, thuhet se janë përllogaritur për 12 mijë subjekte taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe janë përgatitur e shpërndarë formularët e pagesës. Në qeveri janë dërguar rreth 44 mijë dosje, nga të cilat 30 mijë kanë pasur probleme, pasi nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret. Sipas KLSH-së, dëmi ekonomik është në total rreth 45 milionë lekë. /Start/

                                                                                             2012-02-22 08:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›