Të shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar gjatë orëve të vona të natës në veri të Mitrovicës.
Sipas mediave kosovare ka pasur të shtëna mes grupeve rivale dhe mbështetësve të partive serbe por nuk raportohet për të lënduar.
Burime të Kosovapress-it, bëjnë të ditur se të shtëna armësh ka pasur edhe në “Lagjen e boshnjakëve”.
Forca të shumta të karabinierëve italianë dhe policisë së Kosovës kanë arritur menjëherë, duke shtuar prezencën e tyre tek ura kryesore dhe përgjatë lumit Ibër.