E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërbimet serbe të zbulimit paralajmërojnë dhunë në Kosovë

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, Dragan Vlladisavleviç tha se situata e tanishme në Kosovë është e karakterizuar me tensione ndëretnike, që mund të rezultojë me rritje të dhunës.

Kësaj, sipas tij i kontribuojnë dukshëm “kërcënimet” e autoriteteve të Kosovës për të parandaluar me forcë mbajtjen e zgjedhjeve të Republikës së Serbisë dhe të shpërbëjnë strukturat paralele serbe, ka thënë Vladisavljeviç në një intervistë për gazetën serbe “Politika”.

Ai vuri në dukje se “në jug të lumit Ibër është shënuar një presion i madh mbi popullsinë serbe dhe po arrestohen personat që punojnë në institucionet e Serbisë".

Sipas tij, “në zonat e përziera në veri dhe në jug të Ibrit, janë vërejtur grupe të shqiptarëve të armatosur”.

“Vetëm prania e tyre është faktor frike, dhe disa grupe ekstreme publikisht kërcënojnë se me forcë do të parandalojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe," tha Vladisavleviç.

Më herët në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në në Kosovë ka paralajmëruar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›