E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Qeveria është problemi këtë mos e harroni. Zyra e shtypit e censuron

Kryeministri Sali Berisha / Foto LSA

Kryeministri, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me një grup të rinjsh të qendrës së djathtë Evropiane, të cilët ndodhen në Tiranë për marrë pjesë në takimin me temë Një Evropë më e madhe për një Evropë më të fortë. Kreu i qeverisë shqiptare e ka nisur fjalën me një kritikë ndaj liderëve të BE-së të cilët vendosën të fusin në përdorim monedhën e përbashkët, euron.

Ishte problem themelimi i euros. Jo ideja e një monedhës së përbashkët por themelet e saj duhet të ishin studiuar më mirë dhe implementuar më mirë. Tani Evropa po përballet me probleme por kjo nuk është vetëm kriza e euros por është një thirrje për Evropën për të ndërmarrë reforma më të mëdha, përpjekje më të mëdha për ta zgjidhur krizën e euros por edhe për të përballur me eficencë të madhe globalizimin, u shpreh Berisha.

Kryeministri i kushtojë një pjesë të mirë të bashkëbisedimet marrëdhënies së tij me opozitën. Ai theksoi se ajo nuk është anti-evropiane por po bllokon me synimin që të fitojë pikë politikisht.

Nuk është anti-evropian por mendon se duke blloku do të krijojë kapital politik. Jemi të gatshëm të ofrojmë konsensus por ky zotëri konsensusin e kupton bllokim. Kurrë nuk e kam bërë fajtor djalin për të atin. Por ky solli në krye të PS të gjithë bijtë e kupolës komuniste, u shpreh ai.

Lidhur me reformën zgjedhore, Berisha ritheksoi se Shqipëria ka metodologjinë më të saktë të numërimit, dhe këtë tha ai ia kanë konfirmuar specialistë e OSBE-së pavarësisht se kreu i opozitës kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve. Për bllokimin e reformës, Berisha u shpreh se Rama është tip shumë obsesiv pasi po përplaset me qëndrimet e ODIHR lidhur me futjen e teknologjisë në procesin zgjedhor.

Sipas Berishës, teknologjia e re duhet provuar më parë pasi mund të ketë probleme të cilat do të komprometonin zgjedhjet. Në Londër temperatura është më e ulët por makina ku bllokua. Por ata janë londinez. Po të bllokohen këtu ai rrëzon të gjitha zgjedhjet. Ai nuk pranon projektin pilot siç propozon ODIHR, tha kreu i qeverisë.

Në fund Berisha, pasi akuzoi opozitës për bllokim apo pengim, duke e cilësuar integrimin në BE si projektin më të madh se për këtë do të bëhet çdo gjë e mbylli me një leksion për të rinjtë.

Qeveria është problemi këtë mos e harroni kurrë. Ky do të jetë sekreti juaj në politikë, pasi kjo u bën të reflektoni. Është qeveria që merr vendimet. Në rast se qeveria harron se është vetë problemi atëherë ajo nuk mund ta zgjidhë problemin, e mbylli fjalimin Berisha. Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga kryeministri në fakt kjo pjesë mungonte duke dëshmuar se ishte thjeshtë një shkarje.  /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›