E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Europian kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

Zëdhënësja e nënkryetares së Komisionit Europian, Catherine Ashton, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se shpallja e zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk është në pajtim me detyrimet ndërkombëtare të Serbisë dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB.

Në një deklaratë për shtyp ajo shprehet se zgjedhjet janë një rast që qytetarët e Serbisë të realizojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të vendosin për fatin e vendit të vet, ndërsa ka potencuar se zgjedhjet serbe në Kosovë “nuk janë në pajtim me obligimet ndërkombëtare të Serbisë, e sidomos me Rezolutën 1244”.
 

Mesditën e sotme Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, kanë shpallur 6 majin si datën kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare si dhe ato lokale.
 

Mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë shihet si përpjekje për sforcimin e strukturave paralele serbe, për zhbërjen e të cilave autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›