KFOR-it "nuk i interesojnë" zgjedhjet serbe

Komandanti i KFOR-it Erhard Drews ka deklaruar se këtij misioni paqeruajtës nuk i intereson mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë dhe se nuk merret me këtë çështje.
“KFOR-i duhet të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë për të gjithë qytetarët si dhe të ndihmojë në funksionomin normal të të gjitha pikëkalimeve legale”, i ka thënë Drews, gazetës Blic.
Ai ka theksuar se liria e lëvizjes në pjesën veriore është përmirësuar, por se KFOR-i nuk mund të jetë i kënaqur derisa nuk ka liri të plotë lëvizjeje për të gjithë njerëzit në veri.
Në lidhje me barrikadat në veri, Drews ka thënë se ezistojnë ende kalimet ilegale për të cilat KFOR-i e di se po shfrytëzohen, për këtë arsye dhe kontrollohen automjetet e vogla për të penguar kontrabandën.