Zvicër, jep dorëheqjen Philipp Hildebrand
Guvernatori i Bankës Kombëtare të Zvicrës, Philipp Hildebrand, dha dorëheqjen e parevokueshme të hënën.
Ai ishte përfshirë në një skandal abuzimi me detyrën, pasi gruaja e tij kishte këmbyer një shumë të madhe frangash në dollarë me një kurs këmbimi më të mirë, tre javë përpara se monedha të zhvlerësohej me një vendim surprizë të BKZ-së.
Pak ditë më vonë, bashkëshortja e tij riktheu në franga shumën prej 504 mijë dollarësh, të investuara më pas në blerjen e një prone. Më parë, Hildebrand kishte refuzuar të dorëhiqej, duke theksuar se nuk kishte thyer asnjë ligj,megjithatë, ai kishte pranuar se e kuptonte revoltën publike ndaj tij.
Së shpejti, guvernatori do të dalë në një konferencë për shtyp, por duket se ai do të justifikojë vendimin e dorëheqjes me përgjegjësinë morale. BKZ zhvlerësoi qëllimisht frangën zvicerane në gusht 2011, në mënyrë që t`i jepte një impuls rritjes së ekonomisë e eksporteve, të pafavorizuara nga një frangë e fortë.