E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak”OK” 409 kredive për strehim, opozita kundër

Këshilli Bashkiak i mbledhur pasditen e sotme ka kaluar me sukses të gjitha cështjet e parashtruara në rend të ditës pvarësisht votës kundër të opozitës, ku kryefjala e diskutimeve ishte vendimi për dhënien e kredive të buta për 409 familje në vështirësi ekonomike dhe të pastrehë.
 

Me 28 votat pro të këshilltarëve të maxhorancës dhe 25 kundër të këshilltarëve opozitarë, ju dha “Ok” projektvendimit për dhënien e kredive të buta.
 

Gjithashtu u votua vendosja e një pllake memoriale në kujtim të Holokaustit, emërtimi i një shkolle të re në kryeqytet me emrin e “At Gjergj Fishtës” si dhe ristrukturimi i qendrave “Të qëndrojmë së bashku”, “Qendrës Komunitare Multidisiplinare për Fëmijët dhe familjet në Nevojë” dhe Qendrës Komunitare për të Moshuarit”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›