Dalipi: Po falimentoni biznesin; Basha: Ofroj transparencë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak ka vazhduar me listimin e rendit të ditës nga kryebashkiaku Lulzim Basha
Lidhur me kërkesën e kreut të këshilltarëve socialist Aldrin Dalipi, i cili u shpreh se bashkia ka rritur taksat dhe në këtë mënyrë i shtyn bizneset drejt falimentimit, ndërsa tha se është rritur edhe taksa e gjelbërimit, kryetari i Bashkisë u shpreh i gatshëm të përgjigjet.
“Nëse ju jeni gati ti zhvilloni sonte kërkesat, unë jam i gatshëm të përgjigjem, nëse jo unë jam plotësisht në dispozicion për të bërë transparencën e plotë të fakteve”, u tha Basha socialistëve.
Ndër të tjera Dalipi i tërhoqi vëmendjen Bashës që të respektojë pikat, dhe në bazë të pikave të bëhen diskutimet, pasi shtoi se i njëjti ligjërim mbahet edhe nga Kryeministri në mbledhje qeverie.
“Ne jemi këshilltarë dhe për respektim të procedurës çështjet duhet të ngrihen një nga një. Lidhur me situatën si grup i këshilltarëve për qytetarët që merren me biznese në Tiranë të cilët janë shprehur se përballen me probleme, ne jemi të gatshëm ta pyesin kryetarin nëse ka dëshirë”, u shpreh Dalipi.