E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicër, punonjësi social abuzoi seksualisht me 114 persona

Lajmi bëhet i ditur nga BBC-ja, e cila thekson se 54-vjeçari (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) që ka punuar për 9 shtëpi kujdesi, ka pranuar edhe tetë raste të mbetura në tentativë, shumica e tyre në zonën e Bernës.

Hetimet filluan pasi dy nga viktimat e tij e denoncuan. Një zyrtar policie në Bernë theksoi se në provat kundër tij përfshihen foto dhe video të abuzimeve.

“Një nga pyetjet kryesore të këtij hetimi është se si është e mundur që një abuzim i tillë shkon kaq gjatë pa u zbuluar”, theksoi Gabriele Berger, kreu i grupit special të prokurorëve të policisë së Bernës.
/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-02 11:45
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›