E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, u lirua para kohe arrestohet sërish

Shtetasi Manol Bikas (Jetnor Borakaj), 38-vjeç, u shoqërua dhe u dorëzua në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Ky shtetas u shoqërua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Elbasan me vendimin administrativo-penal më datë 30.01.2009, ka vendosur midis të tjerash pranimi i kërkesës së të dënuarit Manol Bikas duke vendosur lirim para kohe me kusht për të.

Këtij shtetasi i mbeteshin pa vuajtur 2 vjet e 1 muaj e 18 dite burgim. Ky vendim është apeluar në Gjykatën e Apelit Durrës, e cila është shprehur me vendimin e datës 20.01.2010, duke e prishur vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe duke urdhëruar,  kthimin  ne gjendjen e mëparshme të burgimit për të vuajtur dhe pjesën e mbetur prej 2 vjet e 1 muaj e 18 ditë burgim./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-02 15:17
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›