Zvicër, së shpejti semaforët anti-ndotës të mjedisit

Zvicër, 2 Shtator NOA - Në Zvicër shumë shpejt mund të vijnë semaforët anti-ndotës automobilistikë në qendrat urbane. Një normativë e re parashikon prezantimin e një sistemi të shenjave të cilat mundësojnë ndarjen e mjeteve motorike të kategorive të ndryshme të emisioneve.
Falë këtyre shenjave, autoritetet zvicerane mund të arrijnë të përcaktojnë se cilat automjete mund të lejohen ose jo në një zonë të mjedisit.
r.b/NOA