Ushqimet e para të ngrohta për minatorët e mbetur në kurthin e minierës
Kili, 1 Shtator NOA- Kanë mbërritur dhe ushqimet e para të ngrohta për 33 minatorët të cilët kanë mbetur në kurthin e minierës së San Jose, në veri të Kilit, rreth në 700 metër thellësi.
Lajmi është bërë i ditur nga mjekët e impenjuar në këtë zonë. Gjatë ditës thuhet se do të fillojë shpërndarja e orizit mishit dhe pulës. Ndërkohë, me pak vonesë, kanë mbërritur dhe faljet e pronarëve të minierës në të cilën ndodhi incidenti.
Në një audicion të parlamentit, pronarët kërkuan pikërisht falje në drejtim të 33 minatorëve.
r.b/NOA