Zvicra bllokon arin e diktatorëve

U përfol pak para rrëzimit dhe pas për pasurinë marramendëse të ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.
U përfol pak para rrëzimit dhe pas për pasurinë marramendëse të ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak.
Ajo që vërtetoi shkrimet e mediave egjiptiane në ato ditë, është zbardhja e aseteve materiale në Zvicër të ish-diktatorit egjiptian.
Ministrja e Jashtme zviceriane, Micheline Calmy-Rey njoftoi se janë bllokuar asete, me vlerë prej 320 milon euro që i përkasin ish-presidentit egjiptian Mubarak, 46 milion euro asete të ish-presidentit tunizion Zine el Abidine Ben Ali (edhe ky si Mubarak u rrëzua pas protestave popullore).
Micheline Calmy-Rey tha se janë ngrirë asetet e liderit të Libisë, Muamar Gedafi, por pa saktësuar se cfarë shifrash kapin këto asete.