E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real e Ronaldo refuzojne oferten marramendese nga Man. City

Oferta 170 milionë euro e Manchester City për Cristiano Ronaldon nuk është thjesht një “scoop” mediatik. Konfirmimi vjen nga Spanja, ku klubi i Realit të Madridit ka pranuar interesimin e anglezëve, por në të njëjtën kohë refuzuar shumën faranoike për të mbajtur yllin portugez. Trajneri Jose Mourinho nuk do të heqë dorë nga shërbimi i një prej lojtarëve më të mirë të botës, ndërsa rreth tij do të ndërtojë projektin e ri për t’i dhënë fund dominimit të Barcelonës në Primera Division dhe në Ligën e Kampioneve.

Pas refuzimit të klubit madrilen ka ardhur dhe ai i vetë futbollistit. Cristiano Ronaldo i ka thënë jo 23.5 milionë euro në sezon, duke i premtuar besnikëri Realit të Madridit që e ktheu atë në blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit me 94 milionë euro që i pagoi Manchester United. Talenti portugez vazhdon pushimet në vendlindje nga dhe ku ka folur për të ardhmen e tij.

“Oferta e Manchester City nuk është keqe. Gjithsesi unë do të qëndroj te Reali i Madridit. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Nuk tërhiqem nga paratë. Kur isha 18 vjec mbase po, por tani mendoj vetëm për karrierën profesionale dhe dua të fitoj sa më shumë me Realin”, ka bërë të ditur Cristiano Ronaldo, i cili ka folur edhe për raportet e tij me Jose Mourinhon. Futbollisti është shprehur se mes tij dhe teknikut nuk ekziston asnjë problem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›