Levizje suprize Bielsa trajner i ardhshem

Pasi ka qëndruar pasiv në merkaton e futbollit europian, Inter kthehet protagonist që me lëvizjen e parë duke zgjedhur Marcelo Bielsën si trajnerin e ardhshëm.
Emri i teknikut që drejtoi me sukses kombëtaren e Kilit në Botërorin 2010, ishte paramenduar që pas shkarkimit të Rafael Benitez, por atëherë presidenti zikaltër Massimo Moratti zgjodhi Leonardon. Braziliani fitoi Kupën e Italisë me Interin, ndërsa dështoi në betejën me Milanin për titullin kampion.
Pas përfundimit të sezonit Leonardo mori konfirmimin nga drejtuesit e klubit zikaltër, por pak javë më pas e ardhmja e tij në pankinë është në dyshim. Nga Franca, trajneri brazilian ka marrë një ofertë për të drejtuar stafin teknik të Paris SG, ndërsa e menjehershme ka qene kundërpërgjigja e presidentit të Interit Masimmo Moratti.
Sipas mediave italiane, ai i ka telefonuar personalisht Marcelo Bielsës duke i ofruar vendin e trajnerit. Tekniku argjentinas do të gjente te Interi disa nga ish-lojtarët e tij si kapitenin Javier Zanetti dhe mbrojtësin Uolter Samuel, ndërsa ulja e tij në pankinën zikaltër do të afronte në skuadër Aleksis Sancez, i cili kërkohet nga skuadrat më të mëdha të Europës, përfshirë Barcelonën, Realin e Madridit dhe Chelsea.
Nertan Prifti