Zvicra hap sot ambasadën në Prishtinë
Zvicra hap sot zyrtarisht ambasadëne saj në Prishtinë, ndërsa në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministrja e jashtme Michelin Calmy Ray. Ray do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e kuvendit, Jakup Krasniqi. Ray është ndër ministrat e parë të jashtëm të vendeve perendimore, që publikisht kanë propozuar pavarësinë e Kosovës.