Zvicra infektohet nga kriza e Euros

Autoritetet zvicerane nuk kanë arritur të realizojnë rritjen ekonomike të parashikuar për 2012, duke fajësuar ekspozimin nga kriza e Eurozonës.
Një zëdhënës i Bonit deklatroi gjatë ditës së sotme se rritja do të jetë 0,5% dhe jo 0,9%, siç ishte vlerësuar më parë. Një tjetër burim shqetësimi përbën deflacioni, e kundërta e inflacionit, çfarë ka detyruar Bankën e Zvicrës të kryejë disa ndërhyrje për të kontrolluar forcimin.
”Duke llogaritur një përkeqësim të krizës së borxhës në Eurozonë, rritja jonë ekonomike do të jetë më e ulët në 2012-n nga sa ishte shpresuar. Megjithatë, pasojat në ekonominë zvicerane do të jenë të kufizuara dhe afatshkurtra”, shkruhej në raportin zyrtar.
Si rrjedhojë e krizës së euros, investitorët kanë kërkuar gjithmonë e më shumë franga zvicerane, duke e forcuar dukshëm monedhën, çka ka sjellë si efekt anësor rënien e eksporteve zvicerane. Kjo situatë ka krijuar spekulime se Banka e Zvicrës mund të ndërhyjë përsëri për të dobësuar frangën.