E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me të moshuarit në Ditën e Parë të Muajit Ndërkombëtar të Moshës së Tretë. Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe Ministrja

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me të moshuarit në Ditën e Parë të Muajit Ndërkombëtar të Moshës së Tretë.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe Ministrja e Punës dheÇështjeve Sociale, Valentina Leskaj, Ministri i Shëndetësisë, Mustafa Xhani dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Gjatë përshëndetjes së tij në këtë takim, Kryeministri Fatos Nano u shpreh:

"Të dashur prindër!

Është një kënaqësi e veçantë për mua që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, t'ju uroj nga zemra shëndet, mbarësi dhe lumturi në familjet tuaja.

Jam sot së bashku me ju, jo vetëm për të ndarë bashkë emocionet e kësaj dite, por edhe për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për sakrificat, mundin dhe kontributin tuaj të çmuar në zhvillimin e shoqërisë, në ruajtjen dhe konsolidimin e vlerave të shëndosha morale, patriotike, e qytetare, të solidaritetit dhe respektit njerëzor midis brezave. Ne socialistët dhe progresistët e këtij vendi, ndryshe nga të tjerë, asnjëherë nuk i vumë në lojë sakrificat tuaja, moshën tuaj dhe përkushtimin tuaj të ndershëm për një të ardhme europiane të vendit. Përkundrazi, pa e ndërprerë aspak proçesin reformues të vendit, ne përherë e ruajtëm dhe e zhvilluam traditën e vyer të shqiptarëve për respektin ndaj jush.

Të nderuar pensionistë, veteranë të luftës dhe të punës!

Si biri juaj, por edhe si Kryeministër i vendit, dëshiroj të rikonfirmoj preokupacionin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë që unë drejtoj për të rritur vazhdimisht standartin e jetesës për të gjithë shqiptarët, posaçërisht të moshës suaj, për ta bërë atë më të mirë, më të lehtë dhe më dinjitoze. Ky objektiv ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet tona dhe shprehet dukshëm në politikat e ndërmarra dhe në realizimet e këtyre gjashtë viteve të fundit.

Ne e konsiderojmë kujdesin për moshën e tretë si një nga treguesit më sinjifikativë të karakterit social të shtetit. Ai përbën, në fund të fundit, edhe garancinë e zhvillimit normal të balancuar dhe human të mbarë shoqërisë.

Nisur nga ky parim ne kemi realizuar ndërhyrje të rëndësishme në programet ekonomike e sociale. Duke përballuar efektet negative të inflacionit, kemi realizuar rritjen reale të pensioneve, duke korrigjuar mangësitë dhe gabimet e periudhave paraardhëse. Në funksion të politikave tona të kujdesshme sociale, rritja e pensioneve është bërë gjithmonë e më e madhe se inflacioni. Si rrjedhim, mbi 550.000 pensionistët e vendit kanë ndjerë drejtpërsëdrejti rritjen reale të të ardhurave nga skema e pensioneve publike.

Pensionet e qytetit janë rritur progresivisht çdo vit. Kështu në vitin 2003 u rritën me 10%, në vitin 2002 me 10%, në vitin 2001 me 8% e në vitin 2003, në mënyrë të diferencuar, me një rritje mesatare 13%. Kjo rritje është kryer jo vetëm për pensionet e pleqërisë edhe mbi pensionet e tjera (familjare, e të invaliditetit) si dhe trajtime të veçanta për shtresa të caktuara sociale. Kjo ka bërë që pensionet e qytetit në vitin 2003, krahasuar me vitin 1997 të jenë 210% më të larta.

Fondi i pensioneve është rritur me të njëjtin ritëm, duke arritur në 37.6 miliardë lekë ose dy herë më i madh se fondi i përdorur në vitin 1997.

Krahas rritjes së masës së pensioneve, qeveria ka punuar për të korrigjuar një varg gabimesh të periudhës 1991-1997, kur, si pasojë e poltikave të ndjekura në rritjen e diferencuar të pensioneve, ishin krijuar shproporcione të papranueshme në raportet mes pensioneve të larta e atyre minimale.

Një kalendar i shkurtër i veprimeve ekzekutive të ndërmarra nga qeveritë socialiste do të ishte si më poshtë:

Në mars 2000 u mënjanuan diferencat për pensionet e plota të pleqërisë të lidhura para datës 1 tetor 1993. Nga kjo ndërhyrje përfituan 70 mijë pensionistë me efekt mujor të atëhershëm 50 milionë lekë në muaj.

Në shtator 2000 u mënjanuan diferencat për pensionet e parakohshme të lidhura para datës 1 tetor 1993. Nga kjo ndërhyrje përfituan 14 mijë pensionistë me efekt mujor të atëhershëm 14 milionë lekë në muaj.

Po në shtator 2000 u mënjanuan diferencat për pensionet e lidhura prej datës 1 tetor 2003, deri në datën 31 dhjetor 1996. Nga kjo ndërhyrje përfituan 20 mijë pensionistë me efekt mujor të atëhershëm 20 milionë lekë në muaj.

Kurse nga 1 dhjetori i këtij viti do të realizohet ndërhyrja e katërt, e cila parashikon të trajtohen edhe pensionet e invaliditetit. Nga kjo fazë mendohet të përfitojnë rreth 103 mijë pensionistë dhe do të ketë një efekt financiar prej 720 milionë lekë në vit, ose 60 milionë lekë në muaj, të barabarta me një rritje ekstra prej 5% të të gjithë pensioneve.
Të gjitha arritjet e mësipërme kanë bëre te mundur qe ne vitin 2003 per 285 mije pensionistet e pleqrise te mos kete te ardhura mujore me te ulta se 7 450 leke per pensionist. Pensionet mesatare kane arritur ne 7 150 leke ndresa te ardhurat mesatare mujore te pensionistit jane tani 7 900 leke.
Pensionet e fshatit jane rritur progresivisht çdo vit, por gjithmone ndjeshem me shume se çjane rritur ato te qytetit. Keshtu, ne vitin 2003 u rriten me 20 %, ne vitin 2002 me 25 %, ne vitin 2001 me 30 %. Kjo rritje eshte kryer jo vetem mbi pensionet e pleqerise por edhe mbi pensionet e tjera (familjare dhe te invaliditetit) si dhe trajtime te veçanta per shtresa te caktuara sociale.
Ne vitin 1998 u miratua nje skeme e re e pensioneve te fshatit. Ky ndryshim mundeson qe periudha e sigurimit qe nga viti 1994 te krijoje bazen qe edhe pensionet e fshatit ti afrohen atyre te qytetit, me pikesynimin qe te barazohen ne vitin 2011.

Per te realizuar kete, qeveria vazhdon te jete e angazhuar ne mbeshtetjen finaciare te pensioneve te fshatit. Keshtu, ne vitet 1998, 2000 dhe ne korrik 2003 me propozim te Qeverise, Kuvendi miratoi faljen e kamatvonesave per detyrime te vjetra te papaguara. Qeveria financon per diference kontributet e paguara nga fshataret. Per vitin 2003 nje fshatar ne zonen fushore nuk duhet te paguaje kontribute me shume se 440 lek ne muaj, ndersa ne zonen malore nuk duhet te paguaje kontribute me shume se 290 leke ne muaj.
Te gjitha arritjet e mesiperme kane bere te mundur qe ne vitin 2003 per 160 mije pensionistet e fshatit pensionet jane rritur realisht me 290 %.
Ne plotesim te kerkesave te ligjshme te kategorive te ndryshme, ne keto vite jane korrigjuar disa gabime te periudhes 1993-1997. Si rezultat u vendosen:
- sigurimi suplementar per ushtaraket. Nga kjo perfitojne mbi 10 mije ushtarake duke shpenzuar çdo vit 932 milione leke.
- trajtimi me pagese shtese per 32 mije veteranet e luftes, per te cilet shpenzohen rreth 1 miliard leke ne vit.
- trajtimi i familjeve te deshmoreve, per te cilet kete vit shpenzohen mbi 600 milione leke dhe jane parashikuar me shume per vitet e ardhshme.
- skema e trajtimit te minatorve qe kane punuar ne nentoke, nga e cila perfituan mbi 5400 persona dhe shpenzohen mbi 430 milione leke ne vit.
Masat e marra nga Qeveria, ne kuader te politikave sociale kane synuar dhe synojne permiresimin, brenda mundsive tona maksimale, te cilsise se sherbimeve shendetesore, zgjerimin dhe modernizimin e sherbimeve sociale, krijimin e lehtesirave per nje jete sa me aktive dhe te integruar te moshes se trete.

Te nderuar prinder,
Zbatimi i nje programi te qarte dhe ambicioz, per sigurimin e sasise dhe cilesise se sherbimeve shendetesore per moshen e trete ka qene dhe mbetet prioritet ne fushen e shendetesise. Si rezultat i politikave shteterore, duke vendosur pagat e diferencuara per mjekun e familjes, u be e mundur, qe per here te pare, te sigurohen standartet e Organizates Boterore te Shendetesise per kurim, 1 mjek per 2 000 banore.
Zbatimi i kesaj reforme, me shume se per kedo tjeter, eshte ne ndihme te te moshuarve, veçanerisht atyre te zonave malore, te cilet edhe per nje vizite te zakonshme mjeksore, u duhet te bejne kilometra te tera ne kushte te veshtira.
Kujdes te posaçwm Qeveria socialiste ka bere per te zgjeruar listen e barnave te rimbursuara per moshen e trete. Ju aktualisht perfitoni ne 65% te barnave te cilet rimbursohen. Ndersa nga 1 janari i ketij viti, veteranet dhe invalidet e luftes perfitojne falas te gjitha alternativat e barnave.
Me kete rast desha t'ju komunikoj se, qeveria ka pergatitur projektvendimin qe mundeson rimbursimin e plote 100% te barnave per te gjithe pensionistet. Ky eshte nje vendim jo i lehte dhe me kosto financiare te konsiderueshme. Shprehur me qarte, nga data 15 tetor 2003, pensionistet do te perfitojne falas 344 lloje barnash te prfshira ne listen e rimbursimit me nje kosto financiare 750 milione lekesh ne vit

Ne kujdesin per moshen e trete qeveria ka patur dhe ka partner edhe OJF -te dhe donatoret e vendit dhe te huaj si dhe pushtetin vendor. Gjej rastin per ti pershndetur per pullen dhe kontributin e dhene dhe i ftoj qe edhe ne te ardhmen te vazhdojne te investohen ne kete mision fisnik.
Te nderuar prinder,
Duke permendur vetem nje pjese te realizimeve qe kemi permbushur ne keto gjashte vjet qeverisje, une dhe qeveria qe drejtoj, jemi te bindur dhe thellesisht te ndregjegjshem se ka ende shume per te bere, qe jeta juaj dhe e qindra mije te moshuarve ne te gjithe vendin te arrij standartet bashkekohore. Sepse ju e meritoni kete kujdes dhe standartet qe ne synojme.
Kujdesi per te moshuarit, rritja e mases se pensionit dhe permiresimi i sherbimeve shendetesore, krijimi i mjediseve dhe sherbimeve sociale, arritja e standarteve bashkekohore te jeteses per ta, nuk eshte nje barre, por nje detyrim human, eshte respekt per jete te kaluara me dinjitet, pune e sakrifica, eshte tregues i ndertimit te nje shoqerie demokratike, humane dhe progresive.
Deshiroj tju garantoj se edhe ne te ardhmen, qeveria do te vazhdoje te kete prioritet pikerisht krijimin e kushteve per nje jete me te mire edhe per ju, per trajtimin ne nivele europiane te moshes se trete, te nje brezi qe sakrifikoi shume dhe perfitoi me pak se te tjeret.
Ju faleminderit dhe Pleqeri te bardhe!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›