Elbasan, miratohet buxheti 2010
ELBASAN- Miratohet me shumicë votash buxheti i këshillit bashkiak të Elbasanit. Vendimi u mor gjatë mbeldhjes së sotme, pas debateve në dy mbledhjet e mëparshme.
Buxheti i vitit 2010 u miratua pas disa ndryshimeve dhe propozimeve jothelbësore. Ishin këshilltarët e djathtë ata që kundërshtuan projektbuxhetin e mëparshëm duke kërkuar rishikim të tij.
Në mbledhjen e sotme ata vlerësuan ndryshimet e bëra duke dhënë dhe votën pro miratimit. Janë dashur tri mbledhje për t’i hapur rrugët miratimit të buxhetit, ndërsa këshilltarët e dy kaheve politike përballeshin në debate pro dhe kundër tij. Kështu Bashkia e Elbasanit është e dyta nga shtatë të tilla në qarkun e Elbasanit pas asaj të Cërrikut, që miraton buxhetin e vitit 2010.
(m.a/News24/BalkanWeb)