E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv.ministri i Mjedisitakuza Ramës përtrafikun e ndotjen e ajrit

TIRANE- Trafiku i rënduar dhe ndotja e lartë e ajrit kanë qenë akuzat që zv.ministri i Mjedisit, Taulant Bino i ka bërë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ai ka deklaruar se Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë dhe pushteti vendor duhet të marrë masa për zgjdhjen e këtij problemi.

“Ky bllokim ka shkaktuar jo vetëm ëvshtirësi në lëvizje dhe jo vetëm paralizë të jetës së qytetit. Ai ka shkaktuar trafik tejamse të rënduar dhe ndotje të ajrit për shkak të këtij trafiku dhe për shkak të pluhurit në ajër. A e dini se tirana është qyteti më i ndotur në Europë, se cilësia e ajrit në Tiranë është 2-3 herë më e ndotur se sa normat e shëndetit publik ” u shpreh Bino.

Zv.ministri i Mjedisit i ka bërë thirrje kryebashkiakut Rama që të lërë trillet për krizn dhe t’i shtrohet punës për t’i dhënë zgjdhje problemit të trafikut dhe ndotjes së ajrit në kryeqytet.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›