E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, kreu i PPE vizitë në Tiranë

Mungesa e nje marreveshjeje mes dy liderëve politike shqiptare, Sali Berishes dhe Edi Rames per transparencen e zgjedhjeve te 28 qesrhoirt 2009 sjell ne Tirane Jozef Daul, kryetarin e grupit te deputeteve te se djathtes ne parlamentin evropian. Ai do te nise viziten ne kryeqytetin shqiptare te merkuren me 23 qesrhor dhe do te qendroj deri me 25 qershor. Ai do te kete takime me presidentin Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtem Ilir Meta si dhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Ne axhende nuk parashikohet takim me liderin e opozites, Edi Rama. “Kjo vizite vjen pasi deshtuan përpjekjet per te gjetur nje marrëveshje mes qeverise dhe opozites” thuhet ne deklaraten qe njofton ardhjen ne tirane te Jozef Daul.

Nje muaj me pare kreret e grupeve parlamentare te se djathtes dhe te majtes ne parlamentin evropian Daul dhe shultz iniciuan nje takim mes Edi Rames dhe Sali Berishes ne restorantin “Krokodile” ne Strazburg per te gjetur nje marrëveshje per ngercin politik shqiptare. Ne kete përpjekje u investuan edhe komisionerin evropian per zgjerimin Shtefan Fule, si dhe zyrtare te tjere te larte te Brukselit.

Por pavarësisht kësaj ende nuk ka nje zgjidhje. Pak dite me pareJozef Daul dhe Martin Shultz permes nje deklarate serish adresuan thirrjen per gjetjen e nje zgjidhje.

Vizita e kreut te grupit parlamentare te Partive Popullore Evropiane ne Tirane, vjen nje dite pasi Parlamenti Evropian do te miratoje nje rezolute per Shqiperine e hartuar nga eurodeputeti grek Nicolas Chountis i cili ishte gjate muajit mars ne Tirane.

Ne kete dokument shprehet shqetësimi per situaten politike ne shqiperi,dhe behet thirrje per dialog. Ne te theksohet rendesia qe ka arritja e nje marrëveshjes mes qeverise dhe opozites, per hapat integrues te vendit. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 19 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›