E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava rikthen shirat. Temperatura të ulta gjatë javës

Meteorologet parashikojne nje fundjave me nje situate sinoptike te paqendrueshme, rreshje shiu, kthjellime here pas here, por edhe temperatura me te uleta krahasuar me ditet qe lame pas. E njejta situate sipas meteorologeve do te na shoqeroje edhe javen qe vjen, madje ne fillim te saj, vlerat termike do te shenojne nje renie te menjehershme me 5 grade celcius.

“E shtuna dhe e djela pritet të jetë me vranësira në pjesën më të madhe të territorit. Nuk do të mungojnë edhe shkëputjet me kthjellime, por pjesa më e madhe e ditës do të jetë me vranësira dhe shira. Kryesisht zonat malore, verilindja dhe juglindja e vendit do të kenë shira të konsiderueshëm, ndërsa me intesitet më të ulët do të jetë bregdeti dhe zona e ulët. Edhe java në vazhdim pritet të jetë me vranësira dhe shira në gjithë territorin shqiptar. Mund të themi se dita e hënë dhe e martë do të shënojë edhe ditët me shira me intesitete më të larta. Temperaturat pritet të pësojnë rënie gjatë gjithë javës. Dita e hënë dhe e martë do të shënojnë rënien më të ndjeshme, kryesisht në vlerat e mesditës” thotë meteorologia Lajda Porja.

Muaji qershor sipas metereologeve nga nje parashikim i pergjithshem, pritet te mbyllet me mot te paqendrueshem, nderkohe qe temperaturat gjate gjithe ketij muaji me perjashtim te javes qe lame pas, kane qene nen mesataren, duke bere qe qershori te kete qene me i fresket krahasuar me vitet e meparshme . Meteorologet nderkohe thone se edhe pse moti do te jete i paqendrueshem nuk do te jete problematik qarkullimi detar pasi parametrat e eres do te jene normale.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›