E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama lobing për transparencën

Lideri i selisë rozë Edi Rama, së bashku me sekretaren për Marrëdhënien Ndërkombëtare në PS, jane nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rama dhe Dade janë pjesë e delegacionit të Partisë Socialiste që do të udhëtojnë drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste. Lobimi per transparencen e zgjedhjeve ne Shqiperi do te jete pjese e kesaj vizite.

“Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Edi Rama do të ketë një pjesëmarrje active, në mënyrë të vecantë edhe pas mbledhjes që u mbajt në Tiranë sepse Këshilli i Internacionales, kurorëzon të gjithë veprimtarinë e Internacionales dhe bëhet edhe mbi baza rajonale apo mbi baza tematike” thotë Dade.

Ky aktivitet do të zhvillohet në ambientet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në faqen zyrtare të Internacionales Socialiste, ku ndodhet e plotë axhenda e këtij takimi, thuhet se takimi Këshilli i IS do të zgjasë dy ditë, më 21-22 qershor.

“Do të ketë në focus diskutimin e temave mjaft interesante. Kemi të bëjmë me zhvillimet ekonomike dhe globale. Gjithashtu do të trajtohen edhe tema lidhur me sfida që kanë sot bota lidhur me mjedisin” thotë Dade.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e shtunë , 19 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›