E Diel, 1 Nëntor 2026

Prodhimi vendas ulcmimet, tregtarët ankohenpër blerje të pakta

TIRANE- Futja në treg e prodhimit vendas bujqësor ka ulur cmimet e produkteve ushqimore, vecanërisht frutave dhe perimeve. Tregtarët shprehen se tregjet e brendshme furnizohen aktualisht me prodhim vendas, i cili ka cilësi më të mirë se malli i importit. Por edhe pse cmimet kanë pësuar rënie, tregtarët ankohen për nivelin e ulët të blerjeve.

“Ka mall me bollëk i gjithë i vendit. Cmimet në përgjithësi kanë rënë se është mall vendas por blerjet janë shumë dobët. Qytetarët ankohen se nuk kanë para për të blerë.” shprehen tregtarët.

Muajt e verës janë edhe periudha kur në tregjet tona vërshon prodhimi vendas, me cilësi dhe cmim më të mirë se produktet e importit. Në këtë periudhë vihet re edhe një rritje e konsumit, për shkak të turistëve dhe kthimit të emigrantëve në atdhe për pushime.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›