PD, Bulku: Presidentit i doli gënjeshtra
Partia Demokratike ka reaguar sot mbi publikimin e informacioneve nga Shekulli lidhur me ftesën për Presidentin Bamir Topi në përurimin e ambasadës së Kosovës në Tiranë me 17 shkurt.
Rajmonda Bulku, deputete e PD-së, është shprehur se Sot shtypi i shkruar ka denoncuar si gënjeshtar Presidentin e Republikës për të ashtuquajturën ftesë të munguar në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Shtypi i shkruar e zbuloi gënjeshtrën e fundme Presidenciale kur ajo i ra mbi kokë.
Sipas deputetes së PD-së, Topi gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit është kapur shpesh herë duke gënjyer. E kanë kapur në gënjeshtër Bamir Topin kur përgjërohej për interesat e pronarëve të ligjshëm që tokat ua kishte rrëmbyer kooperativa, por tokën e vet e rrëmbente si ish-kooperativist. E kanë kapur në gënjeshtër kur betohej për të përndjekurit e regjimit komunist, por ligjin e lustracionit nuk e linte të hynte në fuqi, kur u shpallte atyre besnikëri dhe dekoronte persekutorët, thuhet në deklaratën e PD-së.