E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyra Administrative edhe në komunat tjera në veri!

Thotë se strukturat ekzistuese ilegale në veri nuk kanë treguar ndonjë interesim që të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës, e sidomos me përfaqësuesit e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës.

Shefja e kësaj zyre Adrijana Hoxhiq ka deklaruar për Tribuna Shqiptare se nuk është e sigurt nëse sulmi ndaj veturës së një zyrtari është sinjal i nisjes së ndonjë fushate të shantazhit ndaj funksionimit të institucionit të cilin ajo e drejton.

Ajo thotë se i ka rënë të dëgjojë mendime të qytetarëve nga komunat e tjera të veriut, të cilët kanë kërkuar që edhe në komunat e tyre të krijohen institucione të ngjashme me Zyrën Administrative.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›