Masakra në bilardo, 4 plagosen, 2 të rinj rëndë. Arrestohen autorët
Tiranë - Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e së martës ku pas një sherri në një bilardo u plagosën 4 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë. Policia vuri sot në pranga 2 persona të dyshuar si autorë të krimit të mbrëmshëm. Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini theksoi se janë arrestuar shtetasit Bilbil Kransiqi 36 vjeç dhe Gentian Luga të cilët akuzohet se mbrëmjen e djeshme kanë plagosur me armë 4 të rinj, 2 prej të cilët në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia bën të ditur se ngjarja nisi mbremjen e se martes në rrugën ‘Myslym Keta’ në zonën e Kinostudios ku disa persona teksa luanin bilardo në gjendje të dehur përplasnin stekat dhe shkaktonin zhurmë me sharje dhe ofendime. ‘Djali i pronarit të bilardos u kërkoi të dilnin jashtë, por personat kundërshtuan dhe u larguan pas sherrit me djalin e pronarit. Më pas u rikthyen me armë në duar duke qëlluar në drejtim të ambienteve të bilardos”, u shpreh në një konferencë për shtyp sot zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini.
Sipas policia si pasojë e plumbave u plagosën 4 persona, 2 në gjendje të rëndë për jetën. "Të plagosur kanë mbetur Ardit Buxheli 18 vjeç, Oltjon Shehu 25 vjec, Erald Bami 21 vjec,si dhe Eldi Skadrina 25 vjeç ku këta të fundit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore", pohon Katragjini
Pas hetimeve që nisën që mbrëmjen e shkuar, policia prangosi sot si të dyshuar kryesorë të ngjarjes shtetasit Bilbil Krasniqi e Gentian Luga, persona me precedentë të mëparshëm penalë.
(d.b/BalkanWeb)