E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vetëvaren fëmija 11-vjeç dhe 25-vjeçari

Djali i vogël është gjetur i vetëvarur në litar nga të afërmit e tij në kasollen e bagëtive. Mister motivet e vetëvrasjes
Rajmond Xhanaj ka varur veten me rripin e pantallonave që kishte lidhur në bolierin e banjës
DURRËS- Një fëmijë i vogël dhe një djalë i ri kanë humbur jetën në mënyrë tragjike dje në qytetin e Durrësit duke kryer aktin makabër të vetëvrasjes. Dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën teksa fëmija 11-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur vetëm 20 metra larg banesës së tij në rrethana ende të paqarta për policinë. Ndërsa 25-vjeçari ka vendosur t'i japë fund jetës pas një sherri me familjen për shpenzimin e një shume parash pa lejen e prindërve. Policia lokale është duke hetuar këtë valë vetëvrasjesh që kanë pushtuar dje qytetin e Durrësit.
Fëmija
Burimet zyrtare të policisë lokale pohuan dje se një fëmijë 11-vjeçar Z. Prifti, ka humbur dje jetën pasi është vetëvarur me litar shumë pranë shtëpisë së tij. Hetuesit që kanë inspektuar vendin e ngjarjes shpjeguan se djali 11-vjeçar banonte në lagjen Stalla të Sukthit. Ai ka dalë nga shtëpia si çdo ditë por nuk është kthyer më. Prindërit e tij kanë dalë për ta kërkuar dhe janë tmerruar kur e kanë gjetur. Djali i vogël kishte shkuar në kasollen e bagëtive, e cila ndodhet vetëm 20 metra larg shtëpisë së tyre. Ai kishte lidhur rripin e pantallonave në një prej trarëve të kasolles së bagëtive dhe më pas ishte lëshuar në boshllëk. Pikërisht në këtë gjendje është gjetur fëmija nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar më pas policinë. Grupi hetimor që ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të varjes së 11- vjeçarit, i cili sipas të afërmve, nuk kishte dhënë shenja se mund të kryente një akt të tillë fatal për jetën. Fëmija frekuentonte shkollën e Sukthit dhe gjatë kësaj kohe nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim apo problem që mund ta shtynte deri në këtë pikë. Policia është duke hetuar në disa pista por ka preferuar që të mbajë gjithçka sekrete deri në fund të hetimeve.
Xhanaj
Ndërkohë 25 vjeçari Rajmond Xhanaj është gjetur i vdekur në banjën e shtëpisë së tij nga prindërit e vet, pasi ishte vetëvarur me një rrip në bolierin e dushit. Gjithçka ka ndodhur pak pas mesnatës së ditës së martë. Rajmond Xhanaj banonte në lagjen nr 16 të qytetit të Durrësit dhe para disa kohësh kishte filluar punë në një bingo. Pak para vetëvrasjes, i riu mendohet se ka debatuarme të afërmit e tijdhe pas debatit ka shkuar në banjë. Prindërit kanë konstatuar se qëndrimi i tij në banjë ka qenë më i gjatë se zakonisht dhe në këtë mënyrë kanë hapur derën për të parë. Dera ishte mbyllur nga brenda dhe atyre iu është dashur që ta shqyejnë. Kur janë futur brenda, kanë parë se djali i tyre qëndronte i varur në rripin epantallonave që ishte lidhur tek bolieri. Prindërit e tij dhe të afërm janë mundur ta dërgojnë shpejt në urgjencën e spitalit, por gjithçka ka qenë e kotë, pasi i riu kishte vdekur. Policia e Durrësit ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje familjarët për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja. Prindërit e tijkanë bërë të ditur se djali i tyre nuk ka pasur asnjë problem dhe se nuk ka pasur asnjë sherr në shtëpi që të ndikonte në ngjarjen tragjike të humbjes së jetës së djalit të tyre të dashur. Por hetuesit kanë zbuluar se djali ishte zënë me prindërit në lidhje me prishjen e një shume parash dhe më pas kishte kryer aktin e vetëvrasjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›