E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrat e institucioneve ende pa fotot e Presidentes

PRISHTINË- Zyrat e institucioneve shtetërore të Kosovës vazhdojnë pa fotografinë e Presidentes së parë të vendit, Atifete Jahjaga.

Mediat kosovare bëjnë me dije se pavarësisht kohës që ka kaluar nga zgjedhja e presidentes Jahjaga në këtë post dhe detyrimit ligjor për vendosjen e tyre në zyrta e institucioneve nuk vihet re fotografia e të parës së shtetit Kosovar.

Mediat kosovare kanë shfaqur habi për këtë neglizhim, duke përmendur disa nga zyrat ku duhej të ishin fotot e presidentes, por që ende mungojnë si në Presidencë, Kuvend, Aeroport ku më parë kishin qëndruar fotot e ish-presidentëve Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu.

Ndërkohë që nga ana e instituciove është paralajmëruar se kjo gjendje do të përmisohet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›