Zyrat vendore të pronave do të korrigjojnë vendimet me parregullsi
12/01/2009 Përfundon hedhja e vendimeve të AKKP-së
Zyrat rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë udhëzuar që të korrigjojnë të gjitha vendimet e marra kohë më parë. Subjektet që kanë mungesë dokumentacioni apo edhe parregullsi të dokumenteve të dorëzuara mund t’i paraqesin pranë zyrave vendore. Dëmtimet mund të kenë ndodhur në dosjet gjatë transportimit apo transferimit të zyrave me kalimin e viteve, por gjithashtu edhe për shkak të gabimeve njerëzore. Burime zyrtare nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bëjnë të ditur se tashmë ka përfunduar hedhja në kompjuter e vendimeve të marra nga zyrat e këtij institucioni. Por janë vënë re edhe një sërë problemesh me dokumentet. Kjo është ndikuar edhe nga mungesa e përgatitjes së stafit, në lidhje me procedurat e sipërfaqeve të njohura me vendim. Udhëzimi i ri i AKKP-së kërkon që të gjitha subjektet e përfshira të sjellin dokumentet që mungojnë. Plotësimi i vendimeve të marra më herët në kohë do të ndihmojë edhe në llogaritjen më të saktë të fondit që duhet për kompensimin financiar dhe fizik të ish-pronarëve. Deri më tani pranë kësaj agjencie kanë aplikuar plot 740 pronarë nga të gjitha rrethet e vendit. Është hera e parë që ky aplikim është bërë edhe për trojet e zëna në rrethet e Shqipërisë, veç Tiranës. Ata që kanë vendim për njohjen e pronës të marrë në vitin 93 dhe fillimi i 94-s kanë më shumë shanse për të fituar 200 m2 kompensim. Kjo pasi në listën e kritereve të hartuara nga Qeveria viti i njohjes së pronës është një prej kërkesave bazë që do të merret parasysh. Eksperienca e viteve të kaluara ka treguar se fituesit në lista kanë qenë pikërisht të kësaj kategorie. Për ndarjen e fondit të këtij viti do të vihen në zbatim çmimet e reja të miratuara nga Qeveria. Sërish të drejtën e përfitimit do ta kenë subjektet që kanë tokë në rrethet ku është miratuar harta e çmimeve. Vetëm një pjesë e zonave turistike nuk e kanë hartën e çmimeve, gjë që i përjashton nga procesi i kompensimit të pronave. Nga fondi i dhënë vjet prej 5 miliardë lekësh, pritet të përfitojnë rreth 200 persona. Gjithsesi, kjo do të varet nga vendndodhja e sipërfaqes së kërkuar për kompensim. Ndërsa nga AKKP-ja është deklaruar se nuk rrezikohet djegia e fondit, pasi është rënë dakord që procesi të shtyhet për fillimin e vitit të ardhshëm. Subjektet që kanë më shumë mundësi të përfitojnë do të jenë ato që kanë përfituar njohjen e pronës në vitin 1993, por që nuk kanë marrë kompensim në një nga format e parashikuara nga ligji më parë. Ndërkohë në Tiranë prej 3 vjetësh zbatohet kompensimi financiar, duke sjellë kështu uljen e numrit të subjekteve, të cilëve u është njohur prona në vitin 1993. E kundërta ka ndodhur në rrethet e tjera, që deri tani nuk kanë pasur mundësinë e përfshirjes në këtë proces. Kjo për shkak se nuk kanë pasur një hartë të çmimeve të tokës.