“Përplasja KLD-ministri pengon emërimin tonë”
12/01/2009 Dhjetë magjistratë të rinj dërgojnë letër të hapur, ku shfaqin pakënaqësitë e tyre
TIRANË- Dhjetë magjistratë të rinj, të mbetur ende të paemëruar nga përplasja mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përmes një letre të hapur bëjnë thirrje për t’u emëruar sa më shpejt. Ata po kryejnë stazhin profesional në 5 gjykatat më të mëdha të shkallës së parë me propozim të KLD-së dhe dekretim të Presidentit dhe konkretisht: në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Korçë (nga 2 vetë).
Letra
Në letrën e tyre thuhet se “Pavarësisht se emërimi ynë duhej të ishte bërë që në muajin shtator-tetor 2008, ne ende nuk kemi marrë emërimin përfundimtar, duke qëndruar në pritje dhe në ankth se ç`do të ndodhë, kur do emërohemi dhe ku. Pavarësisht me gjithë këtë vonesë, në mbledhjen e datës 24.12.2008 të KLD, Ministri i Drejtësisë në përputhje me detyrimin e tij ligjor dhe si organi i vetëm që ka të drejtën ekskluzive të propozojë vendet vakante për gjyqtarë në KLD, propozoi 10 vende vakante për emërimin përfundimtar të studentëve që kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Këto vende vakante ishin: 2 në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë, 2 në Kavajë, 2 në Fier, 2 në Korçë, 1 në Shkodër dhe 1 në Lushnjë. Para se të propozoheshin këto vende vakante në KLD, ministri i Drejtësisë organizoi një takim me studentët për t`u dhënë atyre mundësinë të shpreheshin në lidhje me preferencat e tyre dhe më pas ministri propozoi këto vende vakante në varësi të organikave që ai dispononte. Kjo ishte një procedurë që nuk ishte bërë asnjë vit dhe ishte diçka shumë pozitive, pasi është kusht i çdo procesi të rregullt ligjor, që para se të marrësh një vendim për dikë, duhet t`i japësh atij mundësinë të shprehet dhe të dëgjohet për opsionet e tij. Ministri i Drejtësisë si një ish-magjistrat e respektoi me rigorozitet këtë parim të rëndësishëm të sistemit demokratik. Në mbledhjen e datës 24.12.2008, KLD-ja i rrëzoi vendet vakante për emërimin përfundimtar të studentëve të magjistraturës, të propozuara nga ministri i Drejtësisë me arsyetimin se ministri i Drejtësisë kishte shkelur procedurën, pasi paraprakisht duhej të kishte bërë riorganizimin e gjykatave në rang Republike, ku të përcaktohej numri i përgjithshëm i gjyqtarëve për çdo gjykatë”.
Gjyqtarët Magjistratë
1-Esmeralda Çeka po kryen stazhin në gjykatën e Tiranës
2-Enerjeta Deraj(Shehu) po kryen stazhin në gjykatën Tiranës
3-Alma Hoxha po kryen stazhin në gjykatën e Durrësit
4-Matilda Shalla po kryen stazhin në gjykatën e Durrësit
5-Rezarta Mataj po kryen stazhin në gjykatën e Shkodrës
6-Irida Kacerja po kryen stazhin në gjykatën e Shkodrës
7-Gentian Hamiti po kryen stazhin në gjykatën e Vlorës
8-Ervin Trashi po kryen stazhin në gjykatën e Vlorës
9-Sonjela Voskopi po kryen stazhin në gjykatën e Korçës
10-Vojsava Osmanaj po kryen stazhin në gjykatën e Korçës
Tetë magjistratë përgënjeshtrojnë
“Nuk kemi dijeni për këtë letër”
Teksa deklarata cilësohet si e të gjithë grupit të magjistratëve, tetë prej tyre dje në pasditen e vonë e përgënjeshtruan këtë deklaratë. Kështu, tetë magjistratë nga 10 gjithsej thanë se nuk kishin dijeni fare për ndonjë rresht të kësaj letre të hapur dhe se akuzuan politikën që i është kundërvënë KLD-së si dhe ka manipuluar me ta. Ende nuk dihet me saktësi se nga cilët magjistratë është firmosur kjo letër dhe cilët janë tetë magjistratët që e përgënjeshtruan këtë lajm. Konflikti i hapur KLD-Ministri e Drejtësisë duket se ka përfshirë edhe ata që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cilësoi si më të përshtatshmit për të dhënë drejtësi.