Zyrtare: Alegri, trajneri i ri i Milanit
Alegri dhe administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, janë takuar sot paradite në zyrat e klubit, ku kanë nënshkruar marrëveshjen që e lidh teknikun dy vite me shoqërinë nga Milano. Gjithashtu, u zgjidhën të gjitha çështjet kontraktuale me Kaljarin si dhe ato që kanë të bëjnë me stafin ndihmës. Prezantimi zyrtar i trajnerit të ri do të bëhet më 20 korrik.
Lajmi i bë i ditur nga vetë klubi nga Milano, nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e internetit. “A.C. Milan njofton se Masimiljano Alegri është trajneri i ri i skuadrës së parë dhe ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2012”, thuhet në lajmërimin e klubit kuqezi.