E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmenduria e Saifit, shpullë gazetares

Incidenti

Mund të jetë irritim, frustrim për një sfidë të humbur në kohën shtesë, zhgënjim për eliminim nga një botëror, por ajo që ka ndodhur të mërkurën në Afrikën e Jugut pas SHBA-Algjeri është e turpshme: Rafik Saifi, lojtari algjerian i hyrë në fushë 5 minutat e fundit, shfryn nervat e tij në mënyrën më të keqe, qëllon me shpullë një gazetare, një bashkëkombëse. Asma Halimi, ky është emri i gruas, së cilës Saifi i mbylli gojën. Futbollisti, përveç të tjerash, përplas një shishe në mur, ndërsa Asma Halimi largohet nga shërbimi i sigurisë. Një artikull i vjetër i Halimit nuk është përtypur nga Saifi, edhe pse nuk është e qartë arsyeja e reagimit. “Nuk i thashë asgjë, më goditi papritmas, tregon e befasuar Halimi, prandaj reagova, por nuk i thashë asgjë për ta provokuar”. Kjo është konfirmuar edhe nga gazetarët ndërkombëtarë, të cilët ishin të pranishëm.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›