E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali-Brazil, fiton mërzia

Në Durban përfundoi me rrjeta të paprekura sfida e fundit e grupit G, e cila vuri përballë dy ekipe që praktikisht e kishin siguruar kualifikimin. Gjithçka luhej për vendin e parë dhe rezultati 0-0 i lë brazilianët në krye të grupit. Në fazën e 1/8-ave skuadra e Karlos Dungës do të ndeshet me të dytën e grupit H.

Kurse portugezët, megjithëse u nevojitej fitorja për t’u renditur si kokë grupi, u pajtuan me barazimin dhe tashmë presin ekipin që do të renditet në krye të grupit H. Me shumë mundësi njëra mes Spanjës, Kilit dhe Zvicrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›